Që nga 28 prilli Rusia ka gjuajtur gjithsej 67 raketa dhe 114 dronë në Ukrainë, sipas raporteve të forcave ajrore ukrainase. Vetëm shtatë raketa dhe 11 dronë kaluan dhe asnjëra nuk goditi Kievin. Javën e kaluar njësitë e Kievit raportuan se kishin rrëzuar raketën hipersonike më të avancuar të Rusisë, një armë që më parë konsiderohej e pandalshme nga Ukraina
Derisa banorët e Kievit dëgjojnë sirenat e sulmit ajror që sinjalizojnë sulmin që pritet të ndodhë, njësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës veçse janë në lëvizje. Nga pozicionet e kamufluara nxitojnë me kamionë drejt fushave bujqësore përreth kryeqytetit, gati për të rrëzuar dronët ose raketat e armikut.
Kjo është bërë ngjarje pothuajse e përnatshme qëkur Rusia rifilloi sulmet e rregullta ajrore në Kiev më 28 prill, pas qetësisë gati dymujore. Që atëherë njësitë kanë rrëzuar çdo dron dhe raketë të lëshuar në drejtim të kryeqytetit.
Është përmirësim i madh nga ditët e para të luftës, kur seritë e raketave dhe aeroplanëve rusë iu shmangën shumë mbrojtjes ukrainase dhe u shkaktuan humbje të mëdha të forcave ajrore të Kievit.
Me ndihmën e armëve perëndimore dhe përvojës së fituar, mbrojtja ajrore e Ukrainës ka bërë përparime të mëdha në 14 muajt e fundit, duke shpëtuar infrastrukturën dhe jetët dhe duke penguar Rusinë të arrijë epërsinë ajrore - hap kritik teksa ukrainasit përgatiten për kundërofensivën e shumëpritur.
Mbrojtja e përforcuar i ka penguar aeroplanët rusë të fluturojnë më thellë pas vijave të frontit dhe "formësuan shumë rrjedhën e luftës", shkroi Ian Williams këtë muaj në një analizë për Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare ose CSIS-in.
Edhe
Ukraina lëshon mbi 400 dronë drejt Moskës teksa Zelensky përballet me protesta

Taktika ukrainase
Që nga 28 prilli, Rusia ka gjuajtur gjithsej 67 raketa dhe 114 dronë në Ukrainë, sipas raporteve të forcave ajrore ukrainase. Vetëm shtatë raketa dhe 11 dronë kaluan dhe asnjëra nuk goditi Kievin.
Javën e kaluar njësitë e Kievit raportuan se kishin rrëzuar raketën hipersonike më të avancuar të Rusisë, armë që më parë konsiderohej e pandalshme nga Ukraina. Sistemi raketor “Patriot” i sapoblerë, i prodhuar nga Amerika, e bëri të mundur këtë.
Në ditën e parë të pushtimit Rusia shënjestroi sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës me bazë tokësore, fillimisht me seri raketash, pastaj me dhjetëra bombardime që në thelb verbuan radarët ukrainas, shkroi Justin Bronk në një analizë të prillit për Qendrën për Analizat Detare me bazë në Virginia.
Por, Ukraina kishte pranuar vëzhgime nga aleatët përpara sulmeve ruse, duke i lejuar mbrojtësit ukrainas të largonin njësitë e lëvizshme jashtë zonës së rrezikut, megjithëse disa pozicione fikse u shkatërruan.
Njësitë u shpërndanë dhe për një kohë të shkurtër Rusia ishte në gjendje të drejtonte helikopterë, të mbështetur nga aeroplanë luftarakë dhe të shkaktonte humbje të mëdha në aeroplanët ukrainas të dërguar për t'i asgjësuar ata rusë.
Mirëpo rusët nuk arritën të ndiqnin sulmet e tyre fillestare duke lejuar Ukrainën të rigrupohej shpejt, tha Douglas Barrie, specialist i hapësirës ajrore të mbrojtjes me Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike në Londër.
“Ata nuk u kthyen dhe nuk kontrolluan: A e shkatërruam? A është çaktivizuar? A duhet të kthehemi dhe ta bëjmë përsëri? A janë zhvendosur?” tha ai.
Komandanti i brigadës së komandës së mbrojtjes ajrore "Center" është kolonel që mund të identifikohej vetëm nga nofka e tij, "Granite", në përputhje me politikën e ushtrisë ukrainase për mbrojtjen e identitetit të ushtarëve. Gjatë një vizite nga Associated Press në njësinë e tij këtë javë, ai tha se brigada e tij u godit në ditën e parë të luftës me 20 raketa ruse, të cilat shkatërruan kazermat dhe postet komanduese dhe vranë njerëz.
Pas braktisjes së pozicioneve fikse, ata tani veprojnë në mënyrë strikte si celula që mund të hyjnë shpejt në veprim dhe po aq shpejt të tërhiqen - taktikë që zakonisht quhet “gjuaj dhe ik”.
Pas pengesave fillestare të mbrojtjes ajrore të Ukrainës, mjaft njësi të lëvizshme u rikthyen në funksion në ditën e tretë të luftës, saqë ishin në gjendje të rrëzonin aeroplanë të shumtë, duke e shtyrë Rusinë të tërhiqte avionin e saj sulmues dhe duke e privuar atë nga avantazhi kryesor. Por, shumë nga raketat ruse ende goditnin caqet.
Përforcimet në armatim
Granite vlerëson në muajt e parë se Ukraina po përgjonte rreth 50% të raketave ruse që vinin. Raporti i CSIS-it sugjeroi se shifra në të vërtetë mund të kishte qenë shumë më e ulët.
Me ardhjen e sistemeve të reja të mbrojtjes ajrore të prodhimit perëndimor në tetor dhe nëntor, si dhe me aftësitë në rritje të sistemeve ajrore ukrainase, Ukraina raportoi se kishte rrëzuar rreth 80% të raketave ruse që lëshohen nga anijet.
Sot, Granite tha se shifra është më afër 90%, dhe shton se sistemet e mbrojtjes rreth Kievit kanë larguar 100% të raketave të rrëzuara në qytet që nga 28 prilli.
Edhe
Rusia kryen një nga sulmet më të mëdha me raketa balistike ndaj Ukrainës
“Kievi është i mbrojtur”, tha ai.
Dy sisteme kyç të përdorura nga Ukraina që nga fillimi i luftës kanë qenë sistemet S300 me rreze të gjatë veprimi të epokës sovjetike dhe sistemet Buk me rreze të mesme, të njohura gjithashtu si SA-10 dhe SA-11.
Ukraina ka shtuar gradualisht sisteme të reja nga aleatët perëndimorë, duke përfshirë bateritë IRIS-T nga Gjermania në tetor dhe NASAMS të ndërtuara nga Amerika dhe Norvegjia në nëntor.
Ajo ka pranuar gjithashtu sisteme SAMP/T evropiane dhe raketa HAWK të ndërtuara nga Amerika, dhe muajin e kaluar shtoi dy bateri “Patriot” të ndërtuara në SHBA-ja.
Ekipet e mbrojtjes ajrore janë ngritur me unaza të mbivendosjes së rrezes, duke filluar nga mbrojtjet e distancave të shkurtra deri në distanca më të mëdha.
Një mbivendosje e vetme nuk do të mjaftonte për të ndaluar të gjitha goditjet apo edhe shumicën e tyre, tha Barrie. "Por sa më shumë mbivendosje të keni, aq më të mëdha janë shanset që keni".

Shterimi i armatimit rus
Megjithëse të gjitha sulmet e fundit në Kiev janë penguar, mbetjet nga raketat dhe dronët që bien kanë shkaktuar lëndime dhe dëme në kryeqytet. Por kjo nuk është asgjë në krahasim me atë që mund të kishte ndodhur, tha Granite. Në sulmet e 28 prillit, një raketë goditi një ndërtesë apartamentesh në qytetin qendror të Umanit, duke vrarë 23 persona.
Me kaq shumë sulme ruse, disa spekulojnë se strategjia e Moskës është të përpiqet të shterojë burimet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës deri në pikën ku Rusia do të jetë përsëri në gjendje të shfrytëzojë avantazhin e saj me luftëtarë dhe bombardues. Por ka edhe shenja se Rusia po mbetet pa raketa.
Deri më tani presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka kërkuar me sukses nga aleatët, më shumë furnizime të mbrojtjes ajrore. SHBA-ja njoftoi të hënën 1.2 miliardë dollarë më shumë në ndihmë ushtarake afatgjatë, duke përfshirë sistemet e reja HAWK, dronët dhe municionet e mbrojtjes ajrore.
Moska gjithashtu mund të thotë se mbështetja perëndimore përfundimisht do të zbehet dhe do të ushtrojë presion mbi Ukrainën për të bërë koncesione, shkroi Williams.
Morali dukej i lartë në mesin e trupave të Granite-it këtë javë, pasi një ekip me rreze të shkurtër u afrua, pavarësisht se ishte në detyrë gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa mbrojtja ajrore e Kievit rrëzoi 35 dronë shpërthyes “Shahed” të prodhuar nga Irani. Ekipi më pas u kthye në postet e tyre rreth mesditës për atë që doli të ishte një alarm i rremë.
"Beetle", i cili rrëzoi një helikopter rus mbi Kiev në ditën e parë të luftës, tha se suksesi i dha atij besim që ai ende e mban.
"E kuptova se nuk ka mbaruar ende, se ne mund të luftojmë", tha ai. "Kështu që ata nuk janë aq të frikshëm".
Edhe
Ukraina kryen një prej sulmeve më të rënda ndaj Rusisë
"Range", një shofer që iu bashkua ushtrisë në ditën e parë të luftës pasi pa raketat të binin, tha se nuk mund të ulej mënjanë.
"Është histori", tha ai. "Dhe ne jemi duke e shkruar atë aktualisht".