Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se sistemi mbrojtës i shtetit ka hedhur poshtë tetë raketa balistike së bashku me mjete ajrore pa pilot të tipit avion (UAV). Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, “këto veprime nga regjimi i Kievit, që mbështetet nga kujdestarët perëndimorë, do të përballen me hakmarrje”.
Rusia është zotuar për hakmarrje pasi ka thënë se i ka rrëzuar tetë raketa ATACMS të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e të shfrytëzuara nga Ukraina, të shtunën në mëngjes.
Moska e konsideron përdorimin e këtyre raketave, që kanë mundësi të fluturojnë deri në 300 kilometra distancë, si eskalim të madh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se sistemi mbrojtës i shtetit ka hedhur poshtë tetë raketa balistike së bashku me mjete ajrore pa pilot të tipit avion (UAV). Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, “këto veprime nga regjimi i Kievit, që mbështetet nga kujdestarët perëndimorë, do të përballen me hakmarrje”.
Sipas deklaratës, disa dronë u shkatërruan në rajonin e Leningradit dhe një në Kursk, aty ku Ukraina pati nisur në verën e shkuar një sulm të papritur.
Presidenti në largim i SHBA-së, Joe Biden, pati miratuar në nëntor përdorimin e ATACMS-ve nga Kievi – duke thënë se është përgjigje për zgjerimin e konfliktit nga Rusia, duke dislokuar trupat e Koresë së Veriut.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka kërcënuar se do t’u përgjigjet goditjeve ukrainase me ATACMS me një raketë të re balistike me kapacitet nuklear, të quajtur “Oreshnik”.
Muajin e shkuar, Putini sugjeroi se ajo mund të provohet në kryeqytetin ukrainas, Kiev, si test për sistemet perëndimore të mbrojtjes ajrore.
Hera e parë dhe e vetmja e lansimit të kësaj arme eksperimentale ishte në rajonin Dnipro të Ukrainës, në mëngjesin e 21 nëntorit.
Sulmet me dronë ukrainas kanë detyruar kufizime të përkohshme në një aeroport të Shën Petersburgut, ka njoftuar agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.
Guvernatori i Leningradit, Aleksandr Drozdenko, ka thënë në një deklaratë në “Telegram” se “gjatë natës dhe mëngjesit të 4 janarit ka pasur numër rekord të UAV-ve të shkatërruar”. Sipas tij, katër ishin hedhur vetëm në këtë rajon.
Ndërkohë një zyrtar ukrainas i sigurisë, Andrii Kovalenko, ka thënë se porti detar në Leningrad ishte cak, duke e quajtur “instrument të mbijetesës ekonomike dhe ushtarake për Rusinë e izoluar”.
Në ndërkohë, Rusia ka lëshuar 81 dronë në drejtim të Ukrainës gjatë orëve të para të së shtunës, sipas Komandës Ajrore të Forcës Ushtarake të Ukrainës. Sipas njoftimit, ndër armët e përdorura kanë qenë edhe dronët e prodhuar nga Irani “Shahed” dhe disa lloje të “imitimeve të dronëve”.
Sipas komunikatës, janë hedhur poshtë 34 “Shahedë” dhe dronë të tipave të tjerë. Dronët e hedhur megjithatë kanë shkaktuar dëme në rajonet Chernihiv dhe Sumy.
Ukraina ka hyrë në vitin e ri më e tërhequr në konfliktin që nisi në shkurt të 2022-s. Rusët kanë avancuar në krahun lindor të frontit.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë të shtunën se forcat e veta kanë marrë kontrollin e fshatit të Nadiyas në rajonin e Luhanskut. Në Donetsk ndërkohë po rritet presioni rus teksa forcat ukrainase po humbin vazhdimisht territor në jug dhe në lindje të qytetit.
Ukraina po ashtu ka shprehur shqetësime për ardhjen e administratës amerikane, me në krye Donald Trumpin. Shqetësimi është se do të reduktohen ndihmat ushtarake. Trumpi në anën tjetër është zotuar t’i japë fund luftës.