Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina godet me raketat amerikane sistemin kyç të mbrojtjes ajrore të Rusisë

atacms

Rusia ka thënë se një sistem kyç i mbrojtjes ajrore dhe një bazë ajrore në rajonin Kursk janë goditur nga Ukraina me raketa Atacms të SHBA-së.

Deklarata e Ministrisë ruse të Mbrojtjes, që konsiderohet e rrallë që ta pranojë një dëm të tillë, erdhi pasi Ukraina pati lajmëruar se ka goditur caqe në rajon.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë, autoritetet në Ukrainë kanë thënë se Rusia ka lëshuar një rekord prej 188 drona në një sulm të hënën.

Tensionet janë në nivel të lartë që kur SHBA-ja e lejoi Ukrainën t’i përdorë raketat Atacms mbi caqe brenda Rusisë, si përgjigje për vendosjen e trupave verikoreane në Rusi, raportoi BBC.

Sulmet e para me Atacms në territor rus u raportuan të martën e kaluar, kur Rusia tha se copat që ranë shkaktuan zjarr në një objekt ushtarak.