Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia pretendon se i ka rrëzuar gjashtë raketa amerikane, ATACMS

Raketat ATACMS

Raketat ATACMS

Foto: Associated Press

Autoritetet ruse kanë deklaruar të martën se sistemet e saj të mbrojtjes kanë rrëzuar gjashtë raketa ATACMS të prodhuara nga SHBA-ja, të lëshuara nga Ukraina në 24 orët e fundit.

Uashingtoni i ka dërguar raketat në mënyrë të fshehtë në Ukrainë, si pjesë të paketës së ndihmës në vlerë prej 300 milionë dollarësh për Ukrainën, që presidenti Biden e kishte aprovuar më 12 mars, ka thënë javën e kaluar një zyrtar amerikan, raporton Reuters.

Dërgimi ose jo i raketave me rreze të gjatë deri në 300 km në Ukrainë, ka qenë subjekt i debatit brenda administratës së Bideni për muaj të tërë. Ndërkohë, raketat me rreze të mesme ATACMS janë dërguar në shtatorin e vitit të kaluar. 

Ministria ruse e Mbrojtjes, nuk ka bërë të ditur se ku janë rrëzuar raketat. 

"Dhjetë mjete ajrore pa pilot ukrainas, gjashtë raketa taktike ATACMS të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara dhe dy bomba ‘Hammer’ të prodhuara nga Franca u rrëzuan nga mbrojtja ajrore," ka deklaruar ministria.

Edhe Rusia thotë se ka rrëzuar katër raketa amerikane ATACMS mbi Krimenë Botë Rusia thotë se ka rrëzuar katër raketa amerikane ATACMS mbi Krimenë

Sergei Aksyonov, kreu i Krimesë i mbështetur nga Rusia, ka thënë se raketat ATACMS janë rrëzuar mbi gadishullin, i cili ishte aneksuar nga Rusia në vitin 2014.