Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zyrtari amerikan: Rusia ka përdorur 10 a 12 raketa hipersonike në Ukrainë

Rusia ka përdorur rreth 10 deri në 12 armë hipersonike gjatë luftës në Ukrainë, ka thënë një zyrtar i lartë i Mbrojtjes i SHBA-së, raportoi CNN të martën.

Duke njoftuar se SHBA-ja nuk ka llogari të saktë, zyrtari shtoi se numri i armëve hipersonike që Rusia ka përdorur është “me gjasë mes 10 dhe 12”.

Megjithëse nuk specifikoi datat dhe lokacionet e lëshimit të tyre, zyrtarët amerikanë patën dëshmuar përdorimin e parë të njohur luftarak të raketës hipersonike Kinzhal ndaj një ndërtese në Ukrainë.

Zyrtari nuk pohoi pretendimet e Ukrainës se Rusia ka përdorur raketa Kinzhal edhe në Odesa gjatë fundjavës.

“Qartazi, i kemi parë ata të përdorin hipersonikë në të kaluarën dhe të godasin ndërtesa, por nuk kam asgjë që tregon se ato u përdorën në Odesa”, tha ai.