Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina pretendon se Rusia lansoi 81 raketa të enjten, përfshirë 6 hipersonike

Forcat Ajrore të Ukrainës (UAF) kanë thënë se Rusia ka ndërmarrë ofensivën më të madhe me raketa në muajt e fundit.

Në një postim në Facebook është thënë se janë lansuar 81 raketa dhe tetë dronë kamikazë.

Po ashtu është thënë se janë lansuar gjashtë raketa hipersonike Kh-47 Kinzhal.

Është thënë se janë kapur 34 raketa e katër dronë.

Është thënë se nga raketat hipersonike është shënjestruar infrastruktura në Kiev.

Edhe Rusia kryen një nga sulmet më të mëdha me raketa balistike ndaj Ukrainës Botë Rusia kryen një nga sulmet më të mëdha me raketa balistike ndaj Ukrainës

Nuk është treguar ende për shkallën e dëmeve nga sulmet në Kiev.

Në total është raportuar për të paktën 5 të vdekur. Ndërsa ka mbetur pa energji elektrike centrali bërthamor në Zaporizhzhia, që është më i madhi në Evropë.