Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia hedh poshtë pretendimin e Ukrainës se ka rrëzuar raketat hipersonike Kinzhal

rusi

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka hedhur poshtë pretendimin e Ukrainës se ka rrëzuar gjashtë raketa hipersonike Kinzhal gjatë natës, raportoi të martën “Al Jazeera”.

Shoigu ka thënë se Moska nuk ka lëshuar aq shumë raketa hipersonike.

“Kievi pretendon se ka rrëzuar tre herë më shumë raketa sesa Rusia ka gjuajtur në të vërtetë”, citohet të ketë thënë ai.

Ukraina ka njoftuar të martën se ka rrëzuar gjashtë raketa hipersonike ruse Kinzhal, duke penguar superarmën që Moska e ka shpallur më parë si të pandalshme.

Kjo është hera e parë që Ukraina pretendon se ka goditur disa raketa hipersonike, megjithatë nuk është konfirmuar ende asgjë.

Edhe Ukraina pretendon se ka rrëzuar gjashtë raketa hipersonike ruse Botë Ukraina pretendon se ka rrëzuar gjashtë raketa hipersonike ruse

Raketat balistike Kinzhal që lëvizin deri në 10 herë më shumë se shpejtësia e zërit, ishin në mesin e një breshërie prej 18 raketash që Rusia gjuajti në Ukrainë gjatë natës.