Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje në Bukuresht ka biseduar me nënkryetarin e Turqisë, Fuat Oktaj, rreth vizitës që presidenti i Turqisë, Recep Tayiip Erdogan, do ta bëjë së shpejti në Beograd, transmeton Koha.net.
Gjatë kësaj vizite, që pritet të realizohet në majin që vjen, dy vendet do ta shënojnë 140 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërsa temë do të jetë edhe situata në Bosnjë e Hercegovinë.
“Mendoj se mekanizmi i bashkëpunimit trialetral Serbi-Turqia-BeH ka potencial të rëndësishëm dhe mundëson intensifikimin e bashkëpunimit konkret në shumë fusha me interes të përbashkët”, citon “blic” i Beogradit të ketë thënë Vuçiq.
Erdogani dhe Vuçiqi pritet ta inaugurojnë fillimin e punës për ndërtimin e autostradës Beograd-Sarajevë, investim i Turqisë.
-
Erdogani në Beograd thotë se është i gatshëm ta ndihmojë dialogun Kosovë - Serbi
-
Vuçiq: Erdogani mbështet dialogun me zgjidhje kompromisi
-
Serbia e Turqia thellojnë bashkëpunimin, Erdogan mbështet çfarëdo marrëveshje midis Beogradit e Prishtinës
-
Erdogan në Serbi më 29 gusht, çel punimet e projektit 3 miliardë euro
-
Erdogani viziton Serbinë