Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Turqia është e gatshme të ofrojë mbështetje për të arritur një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë.
Erdogan e tha sot gjatë konferencës për media që e mbajtu në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton Tanjug.
Ai ka thënë se vërehet se ka përparim në këtë drejtim.
Erdogan ka shtuar se shpreson që të arrihet së shpejti marrëveshje për targa mes Kosovës dhe Serbisë.
“Jemi shumë të kënaqur që është arritur marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës për kalimin e kufijve me letërnjoftime. Sa i përket targave, shpresoj që të arrihet marrëveshje sa më shpejt, si dhe për çështje tjera problematike”, ka thënë Erdogan.
Artikuj të ngjashëm
-
Erdogani në Asamble të OKB-së flet edhe për dialogun Kosovë – Serbi
-
Dialogu ka një ndërmjetësues e ndihmës, angazhimi i Turqisë i mirëseardhur, thotë Kurti
-
Vuçiq: Erdogani mbështet dialogun me zgjidhje kompromisi
-
Erdogani uron Kosovën: Do ta vazhdojmë mbështetjen për ruajtjen e sovranitetit
-
Osmani për Erdoganin: I qëndroi Kosovës pranë gjithmonë