Arbëri

Vuçiq: Erdogani mbështet dialogun me zgjidhje kompromisi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Turqia e përkrah dialogun me Kosovën, dhe se beson që duhet të arrihet një zgjidhje kompromisi.

Teksa e ka quajtur Turqinë, garanci shtesë e stabilitetit dhe ruajtjes së paqes në Ballkan, Vuçiqi ka thënë se ka folur me të parin e Turqisë “edhe për disa gjëra për të cilat s’do të doja ta informoja publikun”.

Presidenti serb ka lavdëruar raportet me Turqinë të cilën e ka cilësuar si “mike” dhe “më mike se që ka qenë para 10 apo 15 vjetësh”.

Vuçiqi ka thënë po ashtu se shkëmbimi tregtar midis Serbisë dhe Turqisë po përparon nga viti në vit dhe se “shumë shpejt mund të arrihet dy miliardëshi”.

Ai po ashtu ka thënë se është impresionuar me mikpritjen e Erdoganit duke thënë se “nuk mund t’i gjejë asnjë të metë”.