Presidenti serb ka deklaruar se ka arritur marrëveshje për vendosjen e marrëdhënieve më të ngushta në industrinë ushtarake me Turqinë.
Në konferencë me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili po qëndron në Beograd, Aleksandër Vuçiq ka thënë se kanë diskutuar për situatën në Ballkan dhe më gjerë, raportoi Danas.
“Turqia dhe Serbia kanë marrëdhënie të mira ekonomike, kemi trefishuar shkëmbimet tregtare në krahasim me vite më parë. Vitin do ta mbyllim me një shkëmbim tregtar prej 2.6 miliardë eurosh, ndërsa para disa vitesh ishte vetëm qindra euro”, tha ai tutje.
Presidenti turk ka pohuar se kanë folur edhe për dronë turk.
“Kemi biseduar për dronë, që mund të jenë baza për bashkëpunim të mirë. Mund të zhvillojmë kapacitetet tona bashkë, ekspertët tanë kanë marrë urdhra për të punuar në projekte të përbashkëta në fushën e industrisë”, ka thënë Erdogan.
Një ditë më herët, 10 tetor, Erdogani i ka premtuar edhe Shqipërisë dronë, gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama.
-
Vuçiqi thotë se përkrahja për SHBA-në në Serbi është rritur gjatë mandatit të Trumpit
-
Serbia me strategji kundër aleancës ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci
-
Vuçiq paralajmëron armatim, thotë se rrezikohet nga aleanca Kosovë-Shqipëri-Kroaci
-
Vuçiqi zhgënjehet edhe nga Rusia
-
Zyrtarë serbë të tmerruar pas arritjes së dronëve kamikazë në Kosovë


