Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ka biseduar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në lidhje me qëndrimet që ka shprehur ai për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Erdogan pak ditë më parë gjatë një vizite të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Turqi, kishte thënë se Turqia do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në NATO, siç ka përkrahur edhe njohjen e shtetësisë së saj.
Vuçiq ka thënë se Erdogan ia ka sqaruar se çfarë ka thënë dhe se ka hequr dorë nga nota e protestës, transmeton Tanjug.
“Kam pasur një bisedë me presidentin e Turqisë, Recep Erdogan. Ai më ka sqaruar se çfarë ka thënë, se çfarë u përcollë dhe ne morëm vendim që të mos dërgojmë notë proteste”, ka thënë Vuçiq.
E sa i përket vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës, Vuçiq, ka thënë se Serbia e ka treguar më herët qëndrimin e saj dhe se nuk do të flasë përditë për këtë.
-
Serbia ka përgatitur notë proteste për Turqinë shkaku i Kosovës
-
Osmani: Është radha e Kosovës, Ukrainës e Bosnje-Hercegovinës në NATO
-
Erdogani premton mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO
-
Osmani kërkon në Turqi përkrahje për anëtarësim në NATO
-
Vuçiq: Erdogani mbështet dialogun me zgjidhje kompromisi