Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Ministria e Punëve të Jashtme të këtij vendi ka përgatitur një notë proteste për Turqinë, pasi presidenti i saj, Recep Tayyip Erdogan, i dha përkrahje Kosovës për anëtarësim në NATO.
Vuçiqi thotë se kështu “Turqia shkeli integritetin territorial të Serbisë”.
"Ministria e Punëve të Jashtme ka përgatitur një notë proteste. Se a do t’ia dorëzojmë, do të vendosim sonte. Por sigurisht se këtë nuk e shohim si një veprim miqësor”, ka thënë Vuçiqi sot, përcjell “b92”.
Erdogan i dha mbështetje presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Ankara të martën, duke thënë se “nuk duhet ta pyesim askënd për të përkrahur anëtarësimin e Kosovës në NATO”.
-
Erdogani tha se e përkrah anëtarësimin e Kosovës në NATO, Vuçiqi bisedon me të
-
Erdogani uron Kosovën: Do ta vazhdojmë mbështetjen për ruajtjen e sovranitetit
-
Pas njohjeve të reja për Kosovën, Serbia “mobilizohet” për “çnjohje”
-
Osmani i përgjigjet Vuçiqit për dronët: Po mendon se mund ta kërcënojë Turqinë
-
Vuçiqi thotë se të gjithë po përgatiten për luftë