Presidentja Vjosa Osmani e ka mirëpritur mbështetjen e dhënë nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan për pranimin e Suedisë në NATO.
Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se tani radhën e kanë Kosova, Ukraina dhe Bosnje-Hercegovina.
“Lajm i shkëlqyer. Është radha e Kosovës, Ukrainës dhe Bosnje dhe Hercegovinës në NATO, për një Aleancë dhe për një Evropë më të sigurt e të qëndrueshme”, ka shkruar Osmani.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pranuar ta mbështesë Suedinë për t'u bashkuar me NATO-n, ka thënë shefi i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg.
Ai ka bërë të ditur se presidenti turk do ta përcjellë ofertën e Suedisë në parlamentin turk ku edhe do të ratifikohet.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani: Është koha që Kosova ta ketë vendin e saj në NATO
-
Osmani: Anëtarësimi i Suedisë në NATO, hap i rëndësishëm për sigurinë evropiane
-
Suedisë i hiqen pengesat për anëtarësim në NATO, Osmani: Moment historik
-
Turqia do ta mbështesë Suedinë për t'iu bashkuar NATO-s
-
Erdogan: Së pari na e hapni rrugën për në BE, ne ia hapim rrugën Suedisë për në NATO