Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se presidenti i Turqisë Recep Tayiip Erdogan gjatë muajve në vijim do ta vizitojë Serbinë, transmeton Koha.net.
Gjatë kësaj vizite, siç njofton “blic” i Beogradit, do të mbahet takimi trepalësh ndërmjet Turqisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Serbisë.
Vuçiq ka thënë se është i interesuar për sjelljen e investitorëve turq në Serbi dhe për krijimin e zonës jo doganore ndërmjet dy vendeve.
Ai ka shpjeguar se Erdogani kishte planifikuar ta vizonte Serbinë më herët, porse për shkak të zgjedhjeve të përsëritura për prefekt të Stambollit, vizita e tij është shtyrë për një ose dy muajt të ardhshëm.
Artikuj të ngjashëm
-
Vuçiq pret një vizitë të mirë të Abazoviqit në Serbi
-
Vuçiq: Erdogani mbështet dialogun me zgjidhje kompromisi
-
Serbia e Turqia thellojnë bashkëpunimin, Erdogan mbështet çfarëdo marrëveshje midis Beogradit e Prishtinës
-
Erdogan në Serbi më 29 gusht, çel punimet e projektit 3 miliardë euro
-
Serbia përgatitet për ta pritur Erdoganin