Gjendje emergjente është shpallur në Sejshele, pas një shpërthimi masiv në një zonë industriale në ishullin kryesor, Mahe e po ashtu shkaku i vërshimeve, praporton “BBC” të enjten.
Presidenti i Sejsheleve, Wavel Ramkala]an ka urdhëruar gjithë qytetarët, me përjashtim të punonjësve esencial, që të qëndrojnë në shtëpi.
Është raportuar për disa të lënduar.
Shpërthimi ndodhi në një kompani ndërtimi dhe gurore, ku po ruheshin eksplozivët, duke lënë gjurmë shkatërrimi në zonën industriale të Providence.
Aerporti ndërkombëtar në Sejshele po ashtu u dëmtua, pavarësisht se është 4 kilometra larg. Shkollat janë mbyllur dhe e vetmja lëvizje e lejuar është brenda dhe jashtë ishujve të njohur për pushime.
Aeroporti në Sejshele vazhdon të jetë funkional.
Edhe
Përshkallëzohen sulmet në Arabinë Saudite
Qeveria e Britanisë së Madhe u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që gjenden në ishullin Mahe, që të qëndrojnë brenda.
#BREAKING : An explosion at the CCCL explosives store has caused massive damage to the Providence Industrial area, Seychelles#Seychelles #Explosion #Emergency #EastAfrica #weaponsdepot #BreakingNews #Breaking pic.twitter.com/dltZBavE7w
— mishikasingh (@mishika_singh) December 7, 2023
-
OBSH-ja e shpall shpërthimin e Ebolas në Kongo emergjencë globale shëndetësore
-
Emiratet e Bashkuara Arabe lëshojnë alarm emergjence në të gjithë vendin
-
Disa të vdekur pas shpërthimit në fabrikën e municioneve në Tennessee
-
Përmbytje e rrëshqitje dheu në Japoni, mbi 360 mijë persona këshillohen të evakuohen