Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

OBSH-ja e shpall shpërthimin e Ebolas në Kongo emergjencë globale shëndetësore

ebola

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur shpërthimin e Ebolës në provincën lindore Ituri të Republikës Demokratike të Kongos një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar.

Agjencia shtoi se shpërthimi, me rreth 246 raste të dyshuara dhe 80 vdekje të raportuara, nuk i plotëson kriteret e një emergjence pandemie.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi se aktualisht ka "pasiguri të konsiderueshme për numrin e vërtetë të personave të infektuar dhe përhapjen gjeografike" të shpërthimit, shkruan BBC,.

Lloji aktual i Ebolës shkaktohet nga virusi Bundibugyo, tha agjencia shëndetësore, për të cilin nuk ka ilaçe ose vaksina të miratuara.

OBSH-ja tha se tani ka tetë raste të konfirmuara në laborator të virusit, me raste të tjera të dyshuara dhe vdekje në tre zona shëndetësore, përfshirë Bunia-n, kryeqytetin e provincës Ituri, dhe qytetet e minierave të arit Mongwalu dhe Rwampara.

Agjencia globale e shëndetësisë shtoi se virusi është përhapur përtej Republikës Demokratike të Kongos, me dy raste të konfirmuara të raportuara në Ugandën fqinje.

Zyrtarët ugandanë thanë se një burrë 59-vjeçar që vdiq të enjten kishte rezultuar pozitiv.

Vendet që kufizohen me RD të Kongos konsiderohen si rrezik i lartë për përhapje të mëtejshme për shkak të lëvizshmërisë së popullsisë, tregtisë dhe udhëtimeve.