Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

OBSH: 139 vdekje të dyshuara nga shpërthimi i Ebolës në Kongo

Ebola

Foto: Associated Press

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë të mërkurën se aktualisht janë 600 raste të dyshuara me Ebolë dhe 139 vdekje të dyshuara.

Sipas OBSH-së, shifrat pritet të rriten.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Komiteti i Emergjencës i OBSH-së është mbledhur të martën në Gjenevë dhe ka konfirmuar se shpërthimi i fundit i Ebolës i llojit të rrallë Bundibugyo të virusit ishte një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar, por jo një emergjencë pandemie, ka tjënë Drejtori i Përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“OBSH-ja e vlerëson rrezikun e epidemisë të larta në nivelet nacionale dhe rajonale, dhe të ulët në nivel global”, ka deklaruar Tedros. 

Ai e ka shpallur të dielën shpërthimin si emergjence globale dhe ka thënë se ishte hera e parë që OBSH-ja e ka marrë një hap të tillë pa u konsultuar fillimisht me ekspertë, për shkak të urgjencës së situatës. 

“Prioriteti jonë abolut tani është të identifikohen të gjitha kanalet ekzistuese të transmetimit, gjë që do të na mundësojë ne të definojmë shkallën e shpërthimit dhe të ofrojmë kujdes”, ka thënë Chikëe Ihekweazu, drejtor i emergjencave në OBSH. 

Shpërthimi në vitet 2018-2020 të variantit Zaire të Ebolës në të njëjtin rajon ka shkaktuar vdekjen e rreth 2,300 njerëzve. 

Lloji Bundibugyo i Ebolës, i cili përhapet nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë me lëngjet trupore nga njerëz ose kafshë të infektuara, ka një shkallë mesatare vdekshmërie prej rreth 40%, sipas OBSH-së.

Dërgohet në Gjermani për mjekim doktori amerikan i prekur me Ebolë

35 min. më parë / 20 maj 2026 15:02
Ebola

Photo: Associated Press

Një mjek amerikan i cili është prekur me Ebolë në Republikën Demokratike të Kongos, ka fluturuar për në Gjermania për mjekin, bashkë me gruan dhe katër fëmijët.

Njoftimi vjen teksa Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron për “shpejtësi të madhe” të përhapjes së sëmundjes. 

Autoritetet kanë raportuar për të paktën 139 vdekje të dyshuara dhe për më shumë se 500 raste të prekjes me llojin Bundibugyo të sëmundjes, për të cilin nuk ka vaksina.

Shpërthimi i cili është përhapur në zonat urbane, është shpallur emergjencë e shëndetit publik që kërkon përgjigje ndërkombëtare.

Mjeku Peter Stafford, një kirurg dhe lideri i grupit “Serge”, ka deklaruar se ai pavetëdije kishte trajtuar një pacient që ishte i prekur me Ebolë, para se shpërthimi i sëmundjes të kuptohej.

Gruaja e tij, Rebekah Stafford, po ashtu mjeke, dhe fëmijët e tyre, po vëzhgohen për simptoma të mundshme. 

Kirurgu i infektuar nuk mund të qëndronte në këmbët e tij kur ishte nisur për në Gjermani, sipas dy zyrtarëve të grupit ku ai punon.

Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka deklaruar se organizata e vlerëson rrezikun e epidemisë "të lartë në nivelet nacionale dhe rajonale, dhe të ulët në nivel global”.