Disa persona kanë vdekur dhe disa të tjerë ende po kërkohen pas një shpërthimi që ndodhi në një kompani prodhimi të eksplozivëve ushtarakë në shtetin amerikan të Tennessee, raportoi CNN të premten.
“Ne mund të konfirmojmë se ka viktima”, deklaroi sherifi i qarkut Humphreys, Chris Davis, gjatë një konference për media.
Kompania “Accurate Energetic Systems”, e cila ndodhet në jugperëndim të Nashvilleit, në kufi mes qarqeve Hickman dhe Humphreys, është e specializuar në prodhimin e eksplozivëve ushtarakë.
Në vendngjarje kanë mbërritur disa ekipe emergjente që po punojnë për ta vënë zjarrin nën kontroll, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se ekziston ende rreziku i shpërthimeve të tjera dytësore.
Banorët që jetojnë pranë zonës kanë treguar se ndjenë fuqishëm tronditjen e shpërthimit.
VIDEO:
🚨 **BREAKING: 19 Feared Dead in Massive Explosion at Tennessee Bomb Factory** 💥
A devastating blast rocked the Accurate Energetic Systems plant—60 miles SW of Nashville—this morning, authorities confirm.
19 employees still unaccounted for, says Humphreys County emergency… pic.twitter.com/XMMBU7umJ9
-
10 të vdekur nga një shpërthim në një fabrikë ruse të armëve
-
Një i vdekur e dhjetëra të lënduar nga një shpërthim në një fabrikë në Pennsylvania
-
Të paktën 15 të vdekur nga një shpërthim në një pikë karburanti në Jemen
-
Shpërthim në fabrikën e municioneve në Turqi, 12 të vdekur
-
Të paktën 13 të vdekur nga një shpërthim në Katar