Së paku 11 persona kanë vdekur si pasojë e dy stuhive që kanë goditur pjesën veriore të Evropës. Erërat me shpejtësi rekorde deri në 200 kilometra në orë, kanë lënë të vdekur tre persona në Britani të Madhe, ndërkaq gjashtë të tjerë kanë humbur jetën në Irlandë, Belgjikë dhe Holandë.
Më shumë 200 mijë shtëpi në Britani janë pa energji elektrike pasi erërat e fuqishme kanë ndërprerë furnizimin në pjesën më të madhe të ishullit. Kompania energjetike ka bërë të ditur se me mungesë të madhe të energjisë do të përballen pjesa jugore e Anglisë dhe një pjesë e Uellsit. Hekurudhat kombëtare kanë bërë të ditur se ende ka pengesa në shërbime dhe u ka bërë thirrje britanikëve që të mos udhëtojnë nëpër disa linja hekurudhore.
Pengesa të mëdha pritet të ketë deri të hënën, teksa kompanitë po punojnë në pastrimin e hekurudhës nga më shumë se 40 drurë që kanë rënë në disa pjesë të hekurudhave.
Ndërkaq, stuhia Zeynep ka goditur Gjermaninë të premten. Disa shoferë janë shpëtuar nga automjetet e përmbytura në Hamburg. Sipas policisë, dy persona kanë vdekur nga stuhia e fuqishme në Gjermani.
-
Veriu i Evropës goditet nga stuhia e tretë e madhe brenda 5 ditëve
-
Tre të vdekur në Britani si pasojë e erërave të forta
-
30 mijë njerëz pa energji në Mbretërinë e Bashkuar prej stuhisë Arwen
-
Dy të vdekur në Britani si pasojë e erërave të forta
-
Mijëra njerëz në Francë mbesin pa energji elektrike mes të nxehtit ekstrem