Veriu i Evropës është goditur nga stuhia e tretë e madhe në pesë ditë, ku reshje të mëdha të shiut dhe rea të forta të dielën dhe të hënën kanë shkaktuar vdekjen e së paku dy personave. Po ashtu është penguar udhëtimi dhe janë ndezur qindra alarme për vërshime në një rajon që ende po rikuperohet nga erëra të forta që goditën javën e kaluar, raporton agjencia AP.
Stuhia Franklin ka goditur të dielën pasdite në Atlantikun Verior, ndërsa ende punonjësit po punonin për të larguar drunjtë e rrëzuar dhe për të rikthyer energjinë për mijëra konsumatorë pas dëmeve të shkaktuara nga stuhitë Dudley dhe Eunice javën e kaluar.
Reshjet e shiut dhe erërat e fuqishme goditën Irlandën Veriore dhe veriun e Anglisë, para se të zhvendoseshin në Francë. Autoriteti përkatës i Anglisë ka lëshuar 300 paralajmërime për vërshime dhe operatorët e trenit u kanë bërë thirrje njerëzve të mos udhëtojnë.
Në Francë, një çift në të 70-tat ka vdekur të dielën, pasi vetura e tyre është marrë nga vërshimet dhe është dërguar për në Kanalin e Anglisë në afërsi të qytetit të vogël në Normandy. Çifti ka kërkuar ndihmë, por ndihma nuk arriti në kohë.
Së paku 14 persona kanë vdekur në Evropë në javën e fundit nga stuhitë.