Rusia nuk u ka shpëtuar lehtë shirave të rrëmbyeshëm dhe vërshimeve. Në rajonin Zabaykalsky bëhet e ditur se është shembur një urë hekurudhore, që gjendej në anën e Kuengas.
Siç bën të ditur Zyra e Emergjencave, informata për shembjen e urës është dhënë të premten, derisa nuk thuhet se ka të vdekur apo të lënduar. Gjatë kësaj jave Rusia ka qenë cak i vërshimeve, ku në disa rajone janë dëmtuar mbi 600 shtëpi.
“Nuk janë regjistruar të vdekur apo persona të lënduar. Lëvizja e trenit është ndalur në dy drejtimet”, thuhet në njoftimin e Zyrës.
Artikuj të ngjashëm
-
Të paktën shtatë të vdekur pas shembjes së një ure mbi një tren në Rusi
-
Rusia shpall gjendje të emergjencës në kryeqytetin e Dagestanit, si pasojë e përmbytjeve masive
-
Reshjet e dendura të borës bllokojnë trafikun në qytetin lindor të Rusisë
-
Ukraina shkatërron urën e dytë në rajonin Kursk të Rusisë
-
Gjendje e jashtëzakonshme në një rajon në Rusi, shkak - reshjet