Autoritetet në kryeqytetin e rajonit jugor rus Dagestan kanë shpallur gjendje emergjence të shtunën, pasi reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje të mëdha dhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Në administratën e qytetit Makhachkala njoftuan se shërbimet e emergjencës janë vënë në gjendje të gatishmërisë së lartë dhe se do t’u ofrojnë ndihmë banorëve të prekur.
Sipas Ministrisë rajonale të Emergjencave, mbi 327 mijë persona mbetën pa furnizim me energji elektrike për shkak të motit të lig.
Autoritetet bënë të ditur se 283 vendbanime, me mbi 327 mijë banorë, përfshirë rreth 89 mijë fëmijë, kanë mbetur pa rrymë.
Udhëheqësi i rajonit, Sergei Melikov, deklaroi se shërbimet kanë ndërmarrë masa paraprake për përkeqësimin e motit, porse situata reale ka tejkaluar edhe parashikimet më pesimiste.
-
Mbi 60 mijë ukrainas mbesin pa energji elektrike nga sulmet ruse
-
Rusia sulmon me dronë Ukrainën, të paktën 12 të vrarë
-
Reshjet e jashtëzakonshme në Japoni lënë tetë të vdekur
-
Pa rrymë, pa ujë, pa karburant - Sulmet ukrainase sjellin errësirë në verën e Krimesë
-
Sulmi ukrainas ndërpret furnizimin me ujë në Donetskun e kontrolluar nga rusët