Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Rusia dëshiron një marrëveshje gjithëpërfshirëse paqeje, jo një armëpushim të përkohshëm, kur u pyet nëse Moska zyrtare mund të pranonte një armëpushim për Krishtlindje.
Nëse Ukraina dëshiron të zëvendësojë një marrëveshje me "zgjidhje të përkohshme dhe të paqëndrueshme, nuk ka gjasa të jemi të gatshëm të marrim pjesë", ka deklaruar Peskov.
"Ne duam paqe, nuk duam një armëpushim që do t'i jepte Ukrainës një pushim dhe do të përgatitej për vazhdimin e luftës", u ka thënë ai gazetarëve.
"Ne duam ta ndalojmë këtë luftë, të arrijmë qëllimet tona, të sigurojmë interesat tona dhe të garantojmë paqen në Evropë për të ardhmen", ka shtuar ai.
I pyetur për të komentuar mbi diskutimin e liderëve të SHBA-së dhe Evropës mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën, Peskov ka thënë se Kremlini do të presë që dokumentet të finalizohen.
"Nuk e kemi parë ende tekstin. Kur ta shohim, do ta analizojmë", ka shtuar ai.
-
Kremlini hedh poshtë kërkesat e evropianëve për fundin e luftës në Ukrainë
-
Kremlini përsërit deklaratën e Putinit se lufta në Ukrainë është gati të mbarojë
-
Kremlini thotë se vazhdimi i bisedimeve me Ukrainën është në interesin e tij
-
Kremlini thotë se mund ta diskutojë çështjen e vendosjes së trupave evropiane në Ukrainë
-
Kremlini ka thënë se nuk ka marrë plan të përditësuar paqeje për Ukrainën