Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kremlini hedh poshtë kërkesat e evropianëve për fundin e luftës në Ukrainë

Rusia e pranon se ka humbur shumë trupa nga lufta në Ukrainë

Kremlini hedh poshtë kushtet evropiane për ndërmjetësimin e luftës në Ukrainë, ka thënë të martën zëdhënësi, Dmitry Peskov.

I pyetur në lidhje me rolin e Evropës si ndërmjetës në bisedimet e paqes me Ukrainën, Peskov ka deklaruar se është një gabim që Evropa t'i bëjë kërkesa Rusisë.

"Sa i përket rolit të ndërmjetësimit të evropianëve, ata ndoshta janë ende larg të qenit gati për të vepruar si ndërmjetës”, u ka thënë ai gazetarëve.

"Së pari, fillimi i përpjekjeve të ndërmjetësimit duke i paraqitur ndonjë kusht Rusisë është ndoshta i palogjikshëm, i gabuar dhe, natyrisht, i papranueshëm për ne”, ka shtuar Peskov.

Ai ka thënë po ashtu se ndërsa përpjekjet e ndërmjetësimit të SHBA-së janë pezulluar, kontaktet po vazhdojnë.

"Negociatorët amerikanë po vazhdojnë kontaktet”, ka thënë Peskov. 

“Kontaktet po vazhdojnë me ne përmes kanaleve ekzistuese dhe me ukrainasit”. 

Edhe Rusia akuzon Evropën për zgjatjen e luftës në Ukrainë: Po bëhet kërcënim për paqen Botë 1 muaj më parë Rusia akuzon Evropën për zgjatjen e luftës në Ukrainë: Po bëhet kërcënim për paqen

Kryeministri britanik, Keir Starmer ka pritur të dielën në Londër presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, atë të Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Friedrich Merz.

Pas takimit, ata kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, ku kanë paraqitur pesë kushte për fundin e luftës me Rusinë.

Në pesë kushtet përfshihen: ndalimi i luftimeve, fillimi i negociatave duke u bazuar në situatën aktuale në terren; garanci “të forta” sigurie për Ukrainën, përfshirjen aktive të SHBA-së dhe Evropës në procesin e paqes, dhe respektimin e të drejtës së Ukrainës për të zgjedhur vetë aleancat dhe marrëveshjet e saj të sigurisë.