Rusia ka filluar prodhimin masiv të strehimoreve lëvizëse kundër bombave, që mund të mbrojnë edhe kundër një sërë kërcënimesh të shkaktuara nga njeriu dhe fatkeqësitë natyrore, duke e përfshirë rrezatimin, ka thënë Instituti kërkimor i Ministrisë ruse të Emergjencave.
Streha “KUB-M” duket si kontejner transporti. Sipas Institutit shtetëror, streha mund të sigurojë mbrojtje kundër rrezatimit, copëzave e mbeturinave të raketave dhe zjarreve, si dhe mund të vendoset edhe në shtesën e ngrirë në veriun e Rusisë, raporton Reuters.
Njësia standarde mund të strehojë 54 persona, por mund të shtohen module shtesë, sipas Institutit.
Instituti nuk e ka lidhur këtë lëvizje me ndonjë krizë aktuale, edhe pse njoftimi ka ardhur pikërisht pasi administrata e Bidenit ia ka aprovuar Ukrainës lëshimin e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi thellë në Rusi.
Kremlini tha të hënën se Rusia do t’i përgjigjet asaj që e quajti vendim të pamatur nga administrata e Bidenit dhe paralajmëroi se ky vendim do t’i tërheqë Shtetet e Bashkuara drejtpërdrejt në konflikt.
-
Rusia planifikon evakuim të personelit nga termocentrali bërthamor Bushehr në Iran
-
Moska miraton ligje për të forcuar mbrojtjen nga sulmet ukrainase
-
Shpërthime në Rusi, Ukraina për herë të parë përdor raketat “Flamingo”
-
Rusia testoi raketën e saj me energji bërthamore “Burevestnik”
-
“Financial Times”: Rusia modifikon raketat dhe e vë në vështirësi sistemin mbrojtës të Ukrainës