Rusia planifikon një evakuim masiv të personelit nga termocentrali bërthamor i Bushehrit në Iran, ka bërë të ditur kreu i agjencisë bërthamore ruse Rosatom, Alexei Likhachev.
"Ne po përgatitemi për një valë të fundit dhe të madhe evakuimesh këtë javë, më shumë se 200 persona janë planifikuar të largohen nga vendi i Bushehrit”, ka thënë Likhachev.
Rreth 50 persona do të qëndrojnë në termocentralin bërthamor, ka shtuar ai, për të ruajtur funksionimin e objektit bërthamor pasi nuk mund të lihet pa mbikëqyrje.
Ai ka thënë se janë parë shpërthime vetëm 700 deri në 900 metra larg vendbanimit.
Një sulm i mundshëm në një termocentral bërthamor mund të çojë në një rrjedhje rrezatimi në mjedis.
Një rrjedhje e tillë në Gjirin Persik do të ishte një krizë ekzistenciale për shtetet arabe të Gjirit, të cilat mbështeten në impiantet e shkripëzimit për furnizimin e tyre me ujë.
Edhe
Irani akuzon SHBA-në për sulm pranë një centrali bërthamor
Termocentrali bërthamor i Bushehrit u ndërtua me ndihmën e Rusisë.
Rosatom ishte në procesin e ndërtimit të dy reaktorëve të rinj në centralin bërthamor kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën luftën e tyre kundër Iranit më 28 shkurt.
Trumpi thotë se lufta me Iranin është pranë përfundimit, paralajmëron goditje më të forta
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shfrytëzuar një fjalim drejtuar kombit të mërkurën në mbrëmje, për të...-
Irani dhe Rusia thonë se një predhë ra në afërsi të termocentralit bërthamor Bushehr
-
Tensionohen raportet mes SHBA-së e Iranit, evakuohet një pjesë e Ambasadës amerikane në Irak
-
Ndërmjetësit kërkojnë 10 ditë armëpushim SHBA-Iran
-
OKB-ja thotë se do të inspektojë vendet e pasurimit bërthamor të Iranit