Rusia e ka akuzuar Perëndimin të hënën për sabotim të marrëveshjeve që do të kishin parandaluar luftën në Ukrainë – por SHBA-ja dhe aleatët e saj e fajësuan drejtpërdrejt Moskën, duke thënë se pushtimi i Ukrainës i urdhëruar nga presidenti Vladimir Putin nuk kishte shpëtim.
Ditë përpara përvjetorit të dytë të pushtimit të Rusisë më 24 shkurt 2022, ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia tha sërish se arsyeja pse lufta në Ukrainë ka nisur është për shkak të dështimit të zbatimit të marrëveshjeve të Minskut të vitit 2015, për të cilat ai fajësoi “sabotazhin e Kievit” të mbështetur nga Perëndimi, shkruan AP.
Marrëveshjet synonin të zgjidhnin konfliktin midis Ukrainës dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia që u ndez në prill 2014 pas aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe mbështetjes së saj për separatistët në lindjen industriale kryesisht rusisht-folëse të quajtur Donbas.
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të së hënës që Rusia e thirri në përvjetorin e shtatë të nënshkrimit të planit të paqes të Minskut i ndërmjetësuar nga Franca dhe Gjermania, Nebenzia i quajti “absolutisht të pabaza” pretendimet nga Ukraina dhe vendet perëndimore se Rusia refuzoi të zbatonte marrëveshjet.
-
Putin është “gati për bisedime” për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë
-
Putini e fajëson Perëndimin për luftën në Ukrainë
-
Putini akuzon Perëndimin për nxitjen e konfliktit në Ukrainë
-
Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë
-
Rusia akuzon Evropën për zgjatjen e luftës në Ukrainë: Po bëhet kërcënim për paqen