Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putin është “gati për bisedime” për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Moska është “gati për bisedime” për t'i dhënë fund “tragjedisë” së luftës në Ukrainë, por fajësoi një ligj të Kievit që ndalon bisedimet për paqe, shkruan The Guardian.

Putini nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar, i cili ka shkatërruar vendin dhe ka çuar në qindra mijëra viktima, si ushtarakë ashtu edhe civilë. Madje, trupat ruse dyshohet se shkaktuan masakra, siç është ajo e Buchas.

Putini përdori fjalimin e tij në takimin e G20-s për të thënë se ishte e nevojshme të mendohej se si të ndalohej tragjedia e konfliktit në Ukrainë dhe ka thënë se Rusia kurrë nuk ka refuzuar të marrë pjesë në bisedimet e paqes me Ukrainën.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, nënshkroi një dekret tetorin e kaluar duke deklaruar zyrtarisht perspektivën e çdo bisedimi të ndonjë zyrtari ukrainas me Putinin “të pamundur”, por duke e lënë derën e hapur për bisedime me Rusinë.

Artikuj të ngjashëm