Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putini e fajëson Perëndimin për luftën në Ukrainë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një videoadresim në samitin Brics, ka fajësuar Perëndimin për luftën në Ukrainë, raporton BBC. 

Putini ka thënë se disa shtete “promovojnë kolonializmin” që ka çuar në “krizë të rëndë” në Ukrainë. 

Ai tha se veprimet e Rusisë në Ukrainë janë reagim ndaj një “lufte që u nis nga Perëndimi”. 

Ai thotë se “aspiratat për ta mbrojtur hegjemoninë në botë, ka çuar në grusht shtet në Ukrainë në vitin 2014”. 

“Rusia ka vendosur të përkrah njerëzit që luftojnë për kulturën e tyre, për traditat, për gjuhën e tyre dhe për të ardhmen e tyre”, ka thënë Putin. 

Edhe Putini akuzon Perëndimin për nxitjen e konfliktit në Ukrainë Botë Putini akuzon Perëndimin për nxitjen e konfliktit në Ukrainë

Ai thotë se veprimet e Rusisë në Ukrainë kanë synim për t’i dhënë “fund luftës që është nisur nga Perëndimi kundër njerëzve në Donbas”.