Presidenti rus, Vladimir Putin ka akuzuar Perëndimin të hënën, se po e shtyn Rusinë drejt “linjave të kuqe” – situatë të cilën e ka bërë të qartë publikisht se nuk do ta tolerojë – dhe ka thënë se Moska është detyruar të përgjigjet.
Putini ka thënë në një mbledhje të zyrtarëve të mbrojtjes se Rusia po vëzhgon me shqetësim zhvillimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe dërgimet potenciale të raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme në Ukrainë, raporton Reuters.
Ai ka thënë se Rusia do t’i hiqte të gjitha kufizimet e veta vullnetare të dërgimit e raketave ruse, nëse SHBA-ja veç dërgon raketa të tilla.
Putni, i cili ka thënë se forcat ruse në Ukrainë kanë marrë nën kontroll 189 vendbanime deri më tani, ka thënë se armët bërthamore të Rusisë janë atje për parandalim të ndonjë sulmi.
-
Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë
-
Kërcënon Putini: Përdorimi i armëve perëndimore nga Ukraina e vë NATO-n në luftë me Rusinë
-
Putini paralajmëron Perëndimin: Mos lejoni Ukrainën ta godasë territorin rus
-
Putini paralajmëron konflikt global
-
Putini paralajmëron “luftë bërthamore” nëse NATO dërgon trupa në Ukrainë