Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putini paralajmëron “luftë bërthamore” nëse NATO dërgon trupa në Ukrainë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i është drejtuar kombit rus të enjten në fjalimin e përvjetshëm në Asamblenë Federale, duke paralajmëruar Perëndimin kundër dërgimit të trupave në Ukrainë.

Fjalimi i Putinit vjen dy javë para zgjedhjeve presidenciale në Rusi.

Pasi presidenti francez Emmanuel Macron nuk e përjashtoi mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë, Putini ka thënë se kjo do ta inkurajonte përdorimin e armëve bërthamore.

“Ata duhet të kuptojnë se ne kemi gjithashtu armë, armë që mund t'i mposhtin ata në territorin e tyre. Një veprim i tillë mund të inkurajojë përdorimin e armëve bërthamore. A nuk e kuptojnë ata këtë?”, pyeti ai, duke akuzuar vendet perëndimore se mendojnë se janë “supreme”.

“Rusofobia i verbon njerëzit dhe i privon nga aftësitë e tyre racionale. Pa Rusinë, nuk ka paqe solide në botë”, ka thënë Putin para Asamblesë Federale.

Edhe Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë Botë Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë

Sipas Putinit, me zgjerimin e NATO-s në Suedi dhe Finlandë, aleanca ushtarake “po përgatit sulm në territorin rus me forcat më efektive”.

“Por Rusia perëndimore duhet të mbrohet në mënyrë adekuate”, ka shtuar ai.

Në vazhdim të fjalimit, Putini përshëndeti mbështetjen e popullit rus për “operacionin special ushtarak” në Ukrainë.

“Përshëndes mbështetjen e jashtëzakonshme të popullsisë për ‘operacion special ushtarak’ në Ukrainë. Vlerësojmë heronjtë në vijën e parë që vuajnë, por kanë mbështetjen e gjithë vendit”, ka shtuar Putin.

Ai ka kritikuar ato që i sheh si “prirje koloniale” të Perëndimit, për të cilat thotë se “kanë qëllim të shkatërrojnë” Rusinë.

Udhëheqësi rus thotë se SHBA-ja është e vendosur për të krijuar ndarje. Ai pretendon se Rusia po lufton për “lirinë dhe pavarësinë e saj”.

Putin ka theksuar se Rusia po tregon “përgjegjësi të plotë” në lidhje me përdorimin e armëve bërthamore. Ai i referohet akuzave të SHBA-së se Rusia ka lëshuar armë bërthamore që shkatërrojnë satelitin në hapësirë.

Edhe Putini thotë se s’do të ketë më luftëra nëse Perëndimi e trajton Rusinë me respekt Botë Putini thotë se s’do të ketë më luftëra nëse Perëndimi e trajton Rusinë me respekt

“Kjo është thjesht një gënjeshtër për të na bërë të dukemi keq. Dhe këtu duhet të mbani mend se për 15 vjetët e fundit ne kemi propozuar frenimin e përdorimit të armëve bërthamore”, ka thënë Putin.

Ai konstaton se Shtetet e Bashkuara po negociojnë me Rusinë vetëm për të “ndjekur interesat e veta”.