Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putini akuzon Perëndimin për nxitjen e konfliktit në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar Perëndimin për nxitjen e konfliktit në Ukrainë.

Në forumin ndërkombëtar të sigurisë, Putini ia hodhi fajin vendeve perëndimore për konfliktin e vazhdueshëm në Ukrainë, duke i akuzuar për financimin e konfliktit. Ai ka hedhur akuza mbi Perëndimin edhe për provokim të konflikteve në zona të tjera, duke pretenduar se NATO po transferon konfrontimin ushtarak në hapësirën e jashtme dhe hapësirën e informacionit.

“Vatra e tensionit është zgjeruar edhe në rajone të tjera të botës. Dhe megjithëse sfidat e sigurisë në secilën prej tyre kanë karakteristikat e tyre, të gjitha gjenerohen nga aventurat gjeopolitike, veprimet egoiste, neo-koloniale të Perëndimit”, ka thënë Putini.

Artikuj të ngjashëm