Një muaj para vizitës së presidentit amerikan, Joe Biden, në Arabinë Saudite, distrikti i Columbias ka riemëruar rrugën para Ambasadës saudite me emrin e Jamal Khashoggit, gazetari që dyshohet se u masakrua me urdhrin e princit të kurorës, Bin Salman. Me anëtarët e pranishëm të Këshillit të shtetit të Washingtonit rruga me emrin e ri gjendet fiks para hyrjes kryesore të Ambasadës saudite.
Khashoggi, gazetar i njohur saudit, hyri në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor të vitit 2018 për të kërkuar dokumentet për martesë. 59-vjeçari kurrë më nuk doli nga ndërtesa. Qeveria saudite ka mohuar përfshirjen në vrasjen e tij, mirëpo nën presionin e madh ndërkombëtar, Riadi ka pranuar se Khashoggi ishte vrarë brenda konsullatës saudite. CIA ka publikuar raportin në të cilin thuhej se Khashoggi ishte vrarë dhe copëtuar nën urdhrat e Mohammed Bin Salman. Disa zyrtarë sauditë dhe agjentë janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e gazetarit Khashoggi.
Qeveria e Washingtonit ka histori të talljeve dhe turpërimit publik për qeveritë e huaja. Në vitin 2018, rruga pranë Ambasadës ruse ishte emëruar “Boris Nemtsov Plaza”, për nder të aktivistit rus që u vra në afërsi të Kremlinit në vitin 2015.
-
Gjykata franceze hap hetime për vrasjen e Khashoggit
-
Trumpi kundërshton Inteligjencën amerikane, thotë se Princi saudit s’dinte asgjë për vrasjen e Kashoggit
-
Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë
-
Kanadaja dhe Arabia Saudite normalizojnë marrëdhëniet diplomatike
-
SHBA-ja thotë se lideri saudit që akuzohet se dha urdhër për vrasjen e gazetarit, ka imunitet