Botë

Trumpi kundërshton Inteligjencën amerikane, thotë se Princi saudit s’dinte asgjë për vrasjen e Kashoggit

Donald Trump dhe Princi i Kurores

Foto: Associated Press

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se udhëheqësi de facto i Arabisë Saudite nuk dinte asgjë për vrasjen e gazetarit të Ëashington Post, Jamal Khashoggi, në vitin 2018.

Trumpi po fliste lidhur me këtë pas pyetjeve nga gazetarët, gjatë një takimi me Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman, në Zyrën Ovale të martën. Pohimi i tij bie ndesh me një raport të inteligjencës amerikane të vitit 2021.

Trumpi ka thënë për më tepër, se vetë Khashoggi ishte "jashtëzakonisht i diskutueshëm".
Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu lidhje më të ngushta ekonomike.

Princi i Kurorës ka thënë se Arabia Saudite do të investojë 1 trilion dollarë në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë, Cristiano Ronaldo, kapiteni i klubit të futbollit saudit Al-Nassr, do të shfaqet në Shtëpinë e Bardhë më vonë, ka konfirmuar një zyrtar.

Vizita e sotme e Princit të Kurorës në Shtëpinë e Bardhë është e para e tij që nga vrasja e kritikut saudit Khashoggi në vitin 2018 nga agjentët sauditë në Stamboll, e cila shkaktoi një trazirë globale.

Inteligjenca amerikane kishte arritur në përfundimin se MBS-ja kishte miratuar kapjen ose vrasjen e Khashoggit.

Princi i Kurorës, i njohur gjerësisht me inicialet e tij MBS, ka mohuar se kishte urdhëruar operacionin, por ka pranuar përgjegjësinë si sundimtar de facto i mbretërisë.

Lexo përditësimet tjera
Cristiano Ronaldo

Trumpi do ta presë në takim Ronaldon

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të presë Cristiano Ronaldon në Zyrën Ovale gjatë një samiti...