SHBA-ja ka përcaktuar se udhëheqësi, de facto, i Arabisë Saudite - Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, ka imunitet nga padia e ngritur nga e fejuara e gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi.
Khashoggi, një kritik i shquar saudit, ishte vrarë në konsullatën saudite në Stamboll, në tetor të vitit 2018.
Inteligjenca amerikane ka thënë se beson se princi Mohammed e pati urdhëruar vrasjen.
Por në paraqitjet gjyqësore, zyrtarë të departamentit të shtetit i SHBA-së, thanë se ai ka imunitet për shkak të rolit të tij të ri si kryeministër saudit.
Për këtë ka reaguar ish e fejuara e Khashoggi, Hatice Cengiz. "Jamal vdiq përsëri sot" ka shkruar ajo në Twitter.
Ajo, së bashku me grupin e të drejtave të njeriut Demokracia për Botën Arabe, që ka është themeluar nga Khashoggi, kishte ngritur padi në SHBA, ndaj princit të kurorës, për vrasjen e të fejuarit të saj.
Edhe
Princi saudit mohoi vrasjen e Khashoggit, Biden: Mendoja se ishte ai
Në padi udhëheqësi saudit dhe zyrtarët e tij akuzohen se kishin "rrëmbyer, lidhur, droguar, torturuar dhe vrarë gazetarin dhe mbrojtësin amerikan të demokracisë Jamal Khashoggi".
Për këtë ka reaguar edhe sekretari i përgjithshëm i Amnesty International, Agnes Kalamard. “Sot ai ka imunitet. E gjithë kjo shton mosndëshkimin", ka shkruar ai. / BBC
-
Gjykata franceze hap hetime për vrasjen e Khashoggit
-
Trumpi kundërshton Inteligjencën amerikane, thotë se Princi saudit s’dinte asgjë për vrasjen e Kashoggit
-
Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë
-
Ftesa e princit saudit në funeralin e Mbretëreshës nxit reagime në Britani