Kanadaja dhe Arabia Saudite kanë arritur marrëveshje që të rivendosen lidhje të plota diplomatike dhe të emërojnë ambasadorë të rinj, kanë njoftuar palët të mërkurën duke përfunduar mosmarrëveshjen e vitit 2018 që dëmtoi marrëdhëniet dhe tregtinë, raportoi Reuters.
Vendimi është marrë pas diskutimeve të zhvilluara midis kryeministrit kanadez, Justin Trudeau dhe princit saudit të kurorës, Mohammed bin Salman, në margjinat e samitit të Forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) në Bangkok në nëntor të vitit të kaluar.
“Vendimi buron nga dëshira që të dyja palët të rivendosin marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve në bazë të respektit të ndërsjellë dhe interesave të përbashkëta", thuhet në deklaratat e lëshuara nga të dyja vendet.
Mosmarrëveshja e vitit 2018 i parapriu vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, të cilin Kanadaja dhe të gjitha vendet perëndimore e dënuan. Ajo filloi kur ambasada e Kanadasë në Riad publikoi një postim në Tëitter në arabisht duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të aktivisteve të të drejtave të grave të mbajtura nga Arabia Saudite. Kjo e shtyu Riadin të tërhiqte ambasadorin e tij dhe të ndalonte kthimin e të dërguarit.
Kanadaja do të emërojë Jean-Philippe Linteaun si ambasadorin e saj të ri në Riad.
-
Arabia Saudite i vë kushte SHBA-së për t’i përmirësuar marrëdhëniet me Izraelin
-
Erdogani do ta takojë princin e kurorës saudite, për herë të parë që nga vrasja e Khashoggit
-
Rruga e Ambasadës saudite në SHBA merr emrin e Khashoggit
-
Gjykata franceze hap hetime për vrasjen e Khashoggit
-
Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë