Andrei Gnyot, regjisor bjellorus dhe aktivist opozitar, ka bërë një apel të fundit pasionant në një gjykatë në Serbi që të mos e ekstradojë në Minsk. Në të ka paralajmëruar se ai do të përballet me “torturë dhe vdekje të pashmangshme” nëse kthehet atje.
“Ju lutem, ma shpëtoni jetën”, ka qenë thirrja e tij ndaj panelit prej tre gjyqtarësh, ndërsa e ka përshkruar Bjellorusinë nën Alexander Lukashenkon si “sistem diktatorial që torturon dhe vret”.
Gnyot ishte arrestuar pasi kishte arritur në Beograd në tetor të vitit të kaluar me një urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Bjellorusia me pretendimet për evazion fiskal.
Ai ka thënë se është person i thjeshtë që e ka kundërshtuar qeverisjen autoritare dhe se tani po detyrohej ta paguante çmimin, raportoi BBC.
Gjykata e Apelit në Beograd ka 30 ditë për të vendosur.
-
Kritikët e Rusisë thonë se kritiku Sokurovi s’është mjaftueshëm kritik
-
MPJD-ja kërkon presion ndërkombëtar ndaj Serbisë pas arrestimit të shtetasit të Kosovës
-
MPJD-ja për arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së: Bashkësia ndërkombëtare ta rrisë presionin ndaj Serbisë
-
Osmani u bën thirrje qytetarëve: Shmangni udhëtimin nëpër Serbi
-
Kosova i kërkon Serbisë t’i japë fund praktikës së përdorimit të drejtësisë për presion politik