Zyrtarët ukrainas dhe ata rus kanë raportuar për një ditë tjetër të ushtrimeve të ashpra në rajonin Luhansk në lindje të Ukrainës.
Serhiy Haidai, kreu i administratës ushtarake në rajonin e Luhanskut, për televizionin shtetëror ukrainas ka thënë të hënë se Rusia vazhdon të shkatërrojë çdo gjë.
Ai i është referuar fshatit Novotoshkivka, që është në vijën e frontit, dhe tash gjendet nën rrënoja.
“Për fat të keq, janë shkatërruar gati të gjitha shtëpitë në Novotoshkivka. Trupat tonë janë tërhequr paksa, pasi nuk kishte çfarë të rruante. Nuk kishte ku të bëhej mbrojtja”, tha Haidai.
Në pamjet e kapura nga droni shihet fshati gati tërësisht i shkatërruar.
Haidai ka shtuar se forcat ruse po tentojnë të depërtojnë nëpër qytetet si Rubizhne e Popasna.
Edhe
Sulmohet Shën Petersburgu në një sulm të madh me dronë ukrainas
“Po hedhin forca të shumta atje. Po vazhdojnë bombardimet”, tha Haidai.
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ndërkohë ka thënë se katër postblloqe e një depo e municionit në qytetin Sloviansk janë shkatërruar. Forcat ruse po shënjestrojnë Slovianskun dhe qytetin tjetër afër tij Kramatorskun, ndërsa po tentojnë të arrijnë kufijtë e rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut. Sipas autoriteteve ruse, po ashtu është goditur edhe një shënjestër ushtarake në qytetin Novogrodovka.