Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina pretendon se ka nisur çlirimi i Luhanskut

Çlirimi i Luhanskut ka filluar, ka thënë një zyrtar rajonal.

“Disa vendbanime janë çliruar tashmë nga pushtuesit rusë”, tha në televizionin kombëtar, Serhiy Hayday, kreu i administratës ushtarake ukrainase të rajonit të Luhanskut, të mërkurën, përcjell CNN. “Të gjithë ata ushtarë e kuptojnë se një kundërsulm është thjesht i pashmangshëm, ata po mposhten”.

Pas rimarrjes së qytetit kyç lindor të Lymanit, në rajonin e Donetskut, gjatë fundjavës, forcat ukrainase kanë vazhduar kundërsulmin e tyre, duke u shtyrë në rajonin e Luhanskut, thanë të hënën zyrtarët pro-rusë dhe propaganduesit.

Rusia kontrollon pothuajse të gjithë rajonin e Luhanskut të Ukrainës. Forcat ukrainase çliruan fshatin Bilohorivka në Luhansk në fund të shtatorit.

Hayday u kërkoi banorëve që u larguan nga shtëpitë e tyre në fillim të këtij viti të mos përpiqen të kthehen.

Edhe Çlirohet edhe një fshat në Luhansk Botë Çlirohet edhe një fshat në Luhansk

“Unë do të doja t'u bëj thirrje të gjithëve. Së pari, mos u dilni përpara, mos nxitoni të sillni sende dhe të ktheheni. Ne do t'ju njoftojmë se kur dhe ku saktësisht mund të ktheheni. Sepse është e nevojshme që Forcat e Armatosura të Ukrainës të lëvizin më tej vijën e frontit dhe vetëm atëherë do të jetë e mundur të hyni në vendbanime të caktuara. Territori duhet të çminohet”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu u bëri thirrje banorëve në zonat e pushtuara të Luhanskut që të përpiqen të evakuohen larg vijës së frontit, ose të qëndrojnë në strehimore.