Ushtria ukrainase ka rimarrë kontrollin mbi fshatin Makyivka të rajonit së Luhanskut, bëri të ditur të dielën administrata ushtarake rajonale.
Në njoftimin e publikuar thuhet se trupat ukrainase përparuan me ofensivë të suksesshme kundër forcave ruse, ndërsa në hartë, kjo pjesë e Luhanskut është shndërruar “në të gjelbër”.
Ukraina ka shënuar suksese të mëdha që nga e premtja në rimarrjen e territoreve.
Ditë më parë u çlirua Khersoni, duke u konsideruar si lëvizja më e mirë ukrainase kundër trupave ruse.
Artikuj të ngjashëm