Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia po djeg “gjithçka që sheh përpara” për ta lehtësuar pushtimin

Ushtarët rusë po djegin fshatra në rajonet Donetsk dhe Luhansk me qëllim që të lehtësohet pushtimi, deklaroi kreu i zonës, Serhiy Gaidai, raportoi BBC-ja të martën.

Sipas tij, rusët po djegin “gjithçka që shohin përpara”, me qëllim që territorin ta pushtojnë sa më parë.

“Ka pothuajse një muaj qëkur armiku ka ardhur pothuajse në kufirin e rajonit tonë dhe për ta kaluar atë, po i sakrifikon të gjitha rezervat”, theksoi ai.

Ai tha se rusët po përgatiten për mbajtjen e referendumit në zonë, me qëllim që lokaliteti të ndahet nga administrimi i Kievit.

Djegiet po vijojnë në Zatoka, që gjendet në rajonin e Odesës.

“Një fshat i zakonshëm i Zatokës. Njerëzit pushuan dhe jetuan. Vetëm jetuan. Pa baza, pa trupa. Thjesht terroristët nga Federata Ruse donin të qëllonin”, shkroi Zelensky, duke ia bashkëngjitur pamjet e djegieve ruse në këtë fshat.

Edhe Raportohet për luftime të ashpra në Luhansk e Donetsk Botë Raportohet për luftime të ashpra në Luhansk e Donetsk

Në jug të Ukrainës, trupat ruse sulmuan masivisht me raketa.