Ukraina thotë se ushtria e saj po u bën rezistencë të ashpër forcave ruse që përpiqen të avancojnë nëpër rajonin lindor të Donbasit, duke i shkaktuar humbje të konsiderueshme ushtrive të Moskës.
Kreu i administratës ushtarake të rajonit të Luhanskut, Serhiy Hayday, thotë se luftëtarët ukrainas po bëjnë rezistencë të ashpër.
“Ne e frenojmë armikun në kufirin e rajonit të Luhanskut dhe rajonit të Donetskut - pushtuesit po pësojnë humbje të konsiderueshme, siç e pranojnë ata vetë”, tha Hayday. “Rusët marrin çdo ditë urdhër për të avancuar më tej, por jo gjithmonë e kryejnë atë, sepse humbjet në personel janë shumë të mëdha. Vetëm gjatë sulmit të Lysychansk, armiku humbi mijëra të vdekur dhe të plagosur. Po, ata kanë më shumë forca dhe mjete, por ushtria ukrainase është më e përgatitur dhe e motivuar”, shkruan CNN-i të mërkurën.
Ministria ruse e Mbrojtjes nuk raporton rregullisht numrin e të vdekurve dhe të plagosurve midis forcave të saj.
Megjithatë, analistë dhe vëzhgues të pavarur, duke përfshirë disa blogerë pro-rusë, kanë kritikuar përpjekjen e bërë nga Moska për të kapur qytetin e Lysychansk, duke thënë se ishte shumë e kushtueshme.
-
Trupat ukrainase tërhiqen nga disa pozicione, shefi i ushtrisë flet për “përkeqësim të situatës”
-
Mbi 100.000 ushtarë rusë të vrarë e të plagosur për pesë muaj në Ukrainë
-
Zelensky: Po u shkaktojmë humbje të mëdha forcave ruse
-
Rusia nis ofensivë në rajonin e Kharkivit
-
Ukraina synon lindjen pas përparimeve nga një kundërofensivë