Qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar do të mund të udhëtojnë pa viza në Kinë për qëndrime nën 30 ditë, ka njoftuar kryeministri britanik, Keir Starmer, gjatë një vizite në Pekin.
Ndryshimi e sjell Mbretërinë e Bashkuar në përputhje me vendet si Franca, Gjermania, Italia, Australia dhe Japonia.
"Bizneset kanë kërkuar mënyra për të rritur gjurmët e tyre në Kinë”, ka deklaruar Starmer me këtë rast.
Kryeministri ka thënë të enjten, gjatë një vizitë tre-ditore në Kinë dhe pas një takimi me udhëheqësin kinez, Xi Jinping, se marrëdhënia midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Kinës është në një "pozicion të mirë dhe të fortë".
Xi ka shtuar se “ka pasur kthesa" në lidhjet Kinë-Mbretëri e Bashkuar, por se angazhimi mes dy vendeve është "i pashmangshëm"
Ndërkohë, gjiganti farmaceutik AstraZeneca, me seli në Mbretërinë e Bashkuar, ka njoftuar një investim prej 15 miliardë dollarësh në Kinë.