Ministri i Jashtëm i Qipros ka thënë të martën se ofensiva e Izraelit në qytetin jugor të Gazës, Rafah, po shkakton “pasoja të pakthyeshme dhe katastrofike”.
“Qiproja shpreh keqardhje të fortë për sulmet ajrore të fundit që shkaktuan vdekje të kaq shumë civilëve të pafajshëm, përfshirë fëmijë”, ka thënë ai.
Në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij egjiptian në Kajro, Constantinos Kombos ka bërë thirrje po ashtu për ndaljen e sulmeve izraelite në Rafah, raporton “Associated Press”.
“Ka nevojë urgjente për armëpushim të menjëhershëm dhe lirimin e pengjeve. Kjo është e domosdoshme”, është shprehur Kombos.
Artikuj të ngjashëm
-
Franca bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza
-
Izraeli vret dy persona në Gazë teksa SHBA-ja kërkon përparim në marrëveshjen e paqes
-
Hamasi thotë se nuk është në dijeni të përleshjeve në jug të Gazës
-
Izraeli akuzon Hamasin për sulm ndaj forcave të tij, kryen sulme në Rafah
-
Izraeli nis ofensivën tokësore në Qytetin e Gazës