Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

U caktohet nga një muaj paraburgim katër të arrestuarve në rastin e Arlinda Zekajt

paraburgim

Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit kundër katër të pandehurve N.S., D.S., M.P. dhe G.B., të dyshuar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurve N.S. dhe D.S., (ish-vjehrra dhe ish-kunati i Arlinda Zekajt  v.j.) për shkak të dyshimit për veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale Vrasja e rëndë”, ndërsa ndaj të pandehurve M.P. dhe G.B., për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale”.

Masa e paraburgimit ndaj të pandehurve N.S. dhe D.S. llogaritet nga data 24.11.2026, në ora 09:30, deri me datë 24.12.2026, ndërsa ndaj të pandehurve M.P. dhe G.B. nga data 24.11.2026, në ora 10:00, deri me datë 24.12.2026.

Arlinda Zekaj, 49-vjeçare, është vrarë më 25 tetor dhe si i dyshuar për vrasje është ish-kunati i saj, Albert Sylaj. Ndërkaq, ish-bashkëshorti i saj, Jeton Sylaj, pak orë para vrasjes është ndaluar nga organet e rendit, pasi Zekaj e kishte denoncuar për mosrespektim të urdhrit mbrojtës.

Ajo vazhdimisht kishte alarmuar për rrezikun për jetë që i kanosej. Për këtë, edhe i kishte shkruar Prokurorisë, Gjykatës e Policisë.

Rasti i saj ka nxitur reagime të mëdha në gjithë Kosovën. Janë mbajtur disa protesta e po ashtu janë shkarkuar prokurorë e policë që janë marrë me rastin. Për këtë, ka dhënë dorëheqje edhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha.

Edhe Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt Arbëri Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Po ashtu është themeluar edhe Komision parlamentar për të hetuar veprimet apo mosveprimet lidhur me rastin e Arlinda Zekajt.