Botë

Hamasi thotë se nuk është në dijeni të përleshjeve në jug të Gazës

Hamas

Foto: Associated Press

Hamasi thotë se nuk është në dijeni të asnjë ngjarjeje apo përleshjeje që po ndodh në Rafah në Gazën jugore.

Reagimi vjen pak pasi Izraeli e ka konfirmuar se ka kryer sulme ajrore në zonë për të "eliminuar kërcënimin" pasi "terroristët" qëlluan drejt trupave të Forcave Izraelite të Mbrojtjes (IDF).

“Ne pohojmë angazhimin tonë të plotë për të zbatuar gjithçka që u ra dakord, ndër të cilat më kryesorja është armëpushimi në të gjitha zonat e Rripit të Gazës. Ne nuk jemi në dijeni të ndonjë ngjarjeje apo përleshjeje që po ndodh në zonën e Rafah-ut, pasi këto janë zona të kuqe nën kontrollin e pushtuesit”, thuhet në reagimin e Hamasit, raporton BBC.

Sipas grupit palestinez, kontakti i tij me grupet e tyre të mbetura atje është ndërprerë që nga rifillimi i luftës në mars të këtij viti.

“Nuk kemi informacion nëse ata janë martirizuar apo janë ende gjallë që nga ajo datë. Prandaj, ne nuk kemi lidhje me asnjë ngjarje që po ndodh në ato zona dhe nuk mund të komunikojmë me asnjë nga luftëtarët tanë atje, nëse ndonjëri prej tyre është ende gjallë”, thuhet më tej në reagim.

IDF-ja ka akuzuar Hamasin për "shkelje flagrante" të armëpushimit në një deklaratë. Ndërkaq, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u ka thënë forcave të sigurisë të "veprojnë me forcë kundër objektivave terroriste".

Lexo përditësimet tjera
Gaza

Izraeli akuzon Hamasin për sulm ndaj forcave të tij, kryen sulme në Rafah

Izraeli ka akuzuar Hamasin për sulm ndaj forcave izraelite në jug të Gazës, teksa ushtria po...