Franca ka bërë thirrje për “armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm” në luftën Izrael-Hamas, duke thënë se është thellësisht e shqetësuar për situatën në Gaza, shkruan BBC.
Ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna shtoi se shumë civilë po vriten, gjatë vizitës së saj në Tel Aviv të dielën për një takim me homologun izraelit, Eli Cohen.
Ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen ka thënë se armëpushimi do të ishte gabim, duke e përshkruar atë si një dhuratë për Hamasin.
Britania e Madhe dhe Gjermania më herët bënë thirrje për “armëpushim të qëndrueshëm”, por nuk thanë se duhet të ishte i menjëhershëm.
Cohen ka thënë se Franca mund të luajë rol të rëndësishëm në parandalimin e përshkallëzimit të tensioneve rajonale.
-
Britania, Gjermania e Franca mesazh Izraelit: Katastrofa në Gaza duhet të ndalet
-
Britania, Franca dhe Gjermania kërkojnë armëpushim në Gaza, kanë kërkesë për Izraelin
-
Franca dënon sulmet e mbrëmshme të Izraelit në Gaza
-
Shtohen thirrjet për armëpushim edhe në Gaza
-
Franca, Gjermania dhe Britania mbështesin thirrjet për armëpushim në Gaza