Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tjetër gol nga sulmuesi i Kosovës

Enis Rexhepi

Sulmuesi i Kosovës, Enis Rexhepi, e ka shënuar golin e tretë për Stuttgartin U19 ndaj Interit U19. 

Rexhepi e realizoi golin për 3:0 në minutën e 59-të të ndeshjes që po zhvillohet në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës në “UEFA Youth League”.

Për Rexhepin 18-vjeçar është goli i shtatë nga katër prej pesë ndeshjeve të “Championsit” për të rinj.

Rexhepi gjatë këtij muaji ishte në grumbullim me Kosovën për ndeshjet e Ligës së Kombeve. 

Te Bayerni U19 gol ka shënuar Yll Gashi. Bayerni është duke e fituar 3:2 ndeshjen ndaj Lille.