Enis Rexhepi ka shënuar “hat-trick” në Championsin e të rinjve të mërkurën, në xhiron e parë të fazës së ligës.
Rexhepi është sulmues 18-vjeçar, ndërsa aktivizohet te Stuttgarti.
Skuadra gjermane fitoi 5:0 ndaj Vikingut, kurse futbollisti i grupmoshave të Shqipërisë i realizoi dy golat e parë nga penalltia. Realizoi edhe për 5:0 në minutën e tretë të kohës shtesë.
Almand Idrizi luajti 25 minuta te Stuttgarti.